Foto: KALLXO.com

VIDEO: Njësitë Speciale vendosen te shtëpia e kryeministrit Kurti

Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës janë vendosur te shtëpia e kryeministrit Albin Kurti në Prishtinë.

Kjo ka ndodhur në kuadër të rritjes së masave të sigurisë për shefin e Qeverisë që janë ndërmarrë nga sot pasdite.

Për këtë rast raportoi pak më parë KALLXO.com.

Burime të KALLXO.com kanë thënë se masat e sigurisë janë rritur pas një kërcënimi ndaj kryeministrit.

Përveç pjesëtarëve të Policisë afër shtëpisë, gazetarja e KALLXO.com ka parë policë duke patrulluar këmbë në rrugën ku gjendet shtëpia e kryeministrit Kurti.

www.kallxo.com