Foto: KALLXO.com

VIDEO: Njësitë Speciale në gjendje gatishmërie në Mitrovicë

Forcat e njësive speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në gjendje gatishmërie Mitrovicë.

Gazetari i KALLXO.com sjell pamje nga zona afër kampit “Belvedere” të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Aty që nga mëngjesi po qëndrojnë në gjendje gatishmërie pjesëtarët e Policisë me autoblinda.

Këto janë pamjet nga kjo zonë.

KALLXO.com raportoi se Njësitë Speciale janë vendosur edhe në rrugën për Leposaviq.

Policia e Kosovës ka shtuar praninë në zonat e banuara kryesisht me serbë sot përballë mundësisë së ndonjë incidenti pasi autoritetet e Kosovës morën vendim për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Po ashtu, KALLXO.com ka raportuar për protestën e zhvilluar sot në mëngjes nga serbët në Mitrovicën Veriore.