
VIDEO – Njësia Speciale në Graçanicë, pas djegies së banerit "Liria ka Emër"
17.11.2020 - 09:27
Njësia Speciale e Kosovës gjendet aktualisht në hyrje të Graçanicës.
Kjo pasi që në orët e para të mëngjesit është djegur billbordi “Liria ka emër” në hyrje të Graçanicës, afër Kishnicës.
“Liria ka emër” është një platformë që është formuar për t’u dalë në mbrojtje ish-udhëheqësve të UÇK-së të cilët janë duke u gjykuar në Hagë nga Dhomat e Specializuara.