VIDEO - Një pasagjer, pa asnjë eksperiencë aterron një aeroplan në Florida

Një pasagjer, pa asnjë përvojë fluturimi ka bërë uljen e një aeroplan në një aeroport në Florida pasi piloti thuhet se pësoi një urgjencë shëndetësore, raporton CNN.

Administrata Federale e Aviacionit po e heton incidentin, i cili ndodhi pasditen e së martës.

Në një deklaratë, FFA tha se dy pasagjerë ishin në bordin e Cessna 208 me një motor kur piloti kishte një “çështje të mundshme mjekësore”.

Një pasagjer e drejtoi aeroplanin, pa probleme në aeroportin ndërkombëtar të Palm Beach.

Sipas audios së LiveATC.net, pasagjeri i tha kontrollit të trafikut ajror se piloti është bërë jokoherent dhe unë nuk e kam idenë se si ta drejtoj aeroplanin.

“Unë shoh bregdetin e Floridës përballë meje dhe nuk e kam idenë.”

“Përpiquni të ndiqni bregdetin ose në veri ose në jug,” tha kontrollori. “Ne po përpiqemi t’ju gjejmë.”

Kontrolli i trafikut ajror gjeti avionin, i cili ishte jashtë Boca Raton.

Në videon e siguruar nga CNN, aeroplani mund të shihet duke u ulur ngadalë dhe pa probleme.

KËTU mund ta gjeni videon.