Foto: Gadime/Facebook

VIDEO – Një fshat kundër gurthyesit

Banorët e fshatit Gadime të Komunës së Lipjanit me një peticion me mbi 400 nënshkrime po kundërshtojnë dhënien e pronave komunale në shfrytëzim për gurthyesit.

Sipas banorëve, komuna e Lipjanit po insiston në dhënien e dhjetëra hektarëve në shfrytëzim për kompanitë që merren me gurthyes.

Banorët janë ankuar se gurthyesit në këtë zonë po e degradojnë ambientin dhe njëkohësisht po ua dëmtojnë rrugët e fshatrave me makineri të rëndë, andaj dhënia e pronave komunale në shfrytëzim duhet të ndërpritet. /21Media