Pamje një vajzë grushtohet në Prishtinë

Dy gra janë sulmuar fizikisht nga një burrë dy net më parë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “B”.

Një video të cilën e ka siguruar KALLXO.com, shihet se si tri gra janë duke ecur ndërsa papritur ndalet një veturë, nga e cila del një burrë dhe godet dy nga to.

Në video-incizimin e siguruar nga KALLXO.com dëgjohen edhe britmat që i bëjnë të tri gratë pas sulmit, ndërsa mund të vërehet edhe se njëra grua kthehet prapa pas sulmit dhe godet veturën e të dyshuarit.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe nga ana e Policisë nëse është raportuar një rast i tillë.

Në një përgjigje Zyra për Informim në Prishtinë ka njoftuar se personi i dyshuar është identifikuar dhe policia është në kërkim të tij.

“Më datë 27 maj 2020 në stacionin policor Jugu në Prishtinë është hapur një rast lëndim trupor.  Rasti ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë, ku një person i dyshuar (mashkull) ka sulmuar fizikisht dy ankueset (femra), të cilat më pas kanë marrë tretmanin e duhur mjekësor. Lidhur me rastin në fjalë policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka thënë Zyra për Informim e Policisë në Prishtinë.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!