VIDEO - Nëntoka e artë e Slivovës

Rreth 20 kilometra larg Prishtinës, në hapësirat e fshatit Slivovë, janë gjetur xehe që përmbajnë elemente të arit. Nga hulumtimet e deritanishme, llogariten se në hapësirat e fshatit Slivovë gjenden mbi 640 mijë tonë xehe.

Sipas analizave, një ton xehe mund të prodhojë 5 gramë ari. Në këtë hapësirë, sipas llogaritjes mund të dalin rreth 2 mijë e 800 kg ari.

Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar sor në Slivovë, vendbanim përreth të cilit janë të pozicionuara edhe tri miniera ekzistuese.

Studimi në Slivovë ishte nisur fillimisht nga një kompani kanadeze, rreth 10 vite më parë, kurse së fundi projekti ishte blerë nga një kompani tjetër britanike.

Mentor Demi, menaxher i kompania kanadeze, ‘Ëestern Tethyan Resources’, thotë se në Slivovë janë duke i parë disa nga shpimet e thella hulumtuese që janë kryer paraprakisht në projekt.

“Është projekt i arit, me pak elemente edhe të argjendit, por në përgjithësi është projekt që karakterizohet me një mesatare të mirë të arit. Këtu jemi duke i parë disa nga shpimet e thella hulumtuese që janë kryer paraprakisht në projekt, për kur kanë përfundu hulumtimet e fundit në vitin 2016-2017, mendohet që rezervat të jenë 640 mijë tonë xehe e arit me mesatare 5 gramë në ton”- shprehet Demi.

Ari është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës.