VIDEO- Nënkalimi në Obiliq i pamirëmbajtur

Disa pamje që ka pranuar KALLXO.com sot, shihet gjendja e keqe e nënkalimit në qytetin e Obiliqit.

Ky nënkalim është në rrugë rajonale dhe duhet të mirëmbahet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në video shihen mbeturina të shumta, të cilat kanë bllokuar nënkalimin.

Sipas pamjeve në një video, që ka ardhur në KALLXO.com, pothuajse të gjitha shkallët që kyçin qytetarët me nënkalimin e qytetit kanë qenë të mbuluara nga mbeturinat.

Në video shihet vetëm një pjerrinë, e cila është e dedikuar për qytetarët me nevoja të veçanta, që s’ka mbeturina.

Kjo pjerrinë gjithashtu është e dëmtuar dhe është e shtruar me dërrasa.

KALLXO.com gjithashtu ka pranuar një video ku shihet se është tentuar të pastrohet kjo pjesë, por përsëri gjendja nuk është e mirë.

Gjendja e nënkalimit sot.

Gjendja e nënkalimit kohë më parë.