(VIDEO) Në Jarinjë vazhdon monitorimi nga KFOR-i dhe EULEX-i

Dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak, tash e tre ditë, në vijimësi janë duke e monitoruar situatën edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it. E gjithë situata, morri vëmendje më të shtuar nga këto trupa, pas reagimeve dhe provokimeve nga Serbia që bëri me patrullimin me aeroplan e helikopterë ushtarak në afërsi të këtyre dy pikave kufitare.

Pjesëtarët e KFOR-it, patrullimin po e bëjnë duke ecur në këmbë, kaluar mes turmës së qytetarëve, e më pas po vijojnë drejtë pikës kufitare nga edhe po kthehen.

Sot në Jarinjë pjesëtarët e KFOR-it, të nacionalitetit polak, janë parë dy herë brenda një periudhë të shkurtër.

Protestuesit, që janë mbledhur në Jarinjë e Bërnjak, po kundërshtojnë vendimin për reciprocitetin për targat e automjeteve.

Kjo gjendje në Jarinjë e Bërnjak është që nga dita e hënë e javës së kaluar, ndërsa sot po shënohet dita e 9 e bllokimit të rrugëve që të dërgojnë drejtë pikave kufitare.

Përveç pjesëtarëve të KFOR-it, është parë edhe prezenca e pjesëtarëve të EULEX-it. Të njëjtit po monitorojnë nga afër gjithë gjendjen e krijuar.