VIDEO: Në autobusët e trafikut urban nuk respektohen rregullat e mbrojtjes nga pandemia

 

Qarkullimi i autobusëve të linjave lokale në Prishtinë ka rifilluar që nga muaji i kaluar kur Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, vendosi të lehtësojë masat e fazës së dytë.

Rregulli i Ministrisë ka qenë që të gjithë qytetarët të cilët udhëtojnë me Trafikun Urban të pajisen me dorëza e maska mbrojtëse, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

KALLXO.com sot ka dalë në terren për të parë se sa po respektohet vendimi i Ministrisë, mirëpo në shumicën e rasteve vërehet që këto masa nuk janë duke u respektuar fare apo respektohen pak.

Në video shihen persona, madje edhe punëtorë të Trafikut Urban, të cilët kanë maskën mbrojtëse por nuk kanë dorëza, apo kanë dorëza por nuk kanë maskën mbrojtëse.