VIDEO: Ndërrimi i "specialëve" në Jarinjë, me ta edhe një ekip mjekësor

Gjatë natës së sotme është bërë edhe ndërrimi i përditshëm i njësive të Policisë të dislokuara në Jarinjë.

Përveç ndërrimit të Njësive Speciale, të cilat tash e 10 ditë po qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të ruajtur rend dhe siguri në Jarinjë e Bërnjak, është parë edhe një ekip mjekësor.

Një ekip i tillë nuk është parë ditëve të kaluara.

Në ekipin mjekësor bëjnë pjesë tre persona. Të njëjtit me pajisje mjekësore së bashku me Policinë janë vendosur në pikat bazë vetëm pak metra larg pikës kufitare të Jarinjës.

Në anën tjetër KALLXO.com mëson se gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Jarinjë nuk është lejuar të hyjë një shtetas rus.

Përveç shtetasit rus, Policia Kufitare nuk kishte lejuar të hyjnë në Kosovë edhe dy persona të tjerë të nacionalitetit serb për shkak se të njëjtit nuk posedonin testin PCR.