Policia e Kosovës në Jarinje FOTO KALLXO

(VIDEO) Ndërrimi i Policisë në Jarinjë

 

Policia e Kosovës, e cila po qëndron afër pikëkalimit në Jarinjë, pak më parë ka bërë ndërrimin e personelit. Gjendja, siç raportojnë ekipet e KALLXO.com që ndodhen në vendin e ngjarjes, vazhdon të mbetet e qetë, ndonëse ka qytetar serb që po vijojnë të protestimin përskaj rrugës, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Ekipi i KALLXO.com edhe sot ishte në Jarinjë dhe ka raportuar nga atje edhe për momentet kur forcat ajrore të Serbisë, kanë fluturuar me aeroplan deri në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ndërkohë që trupat policore në këtë zonë kanë nis të ndërrohen dhe pjesëtarë të tjerë kanë ardhur në vendngjarje.