Ndërpritet konferenca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, protestuesit hyjnë brenda dhe fishkëllejnë | Foto: KALLXO.com

VIDEO - Ndërpritet konferenca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, protestuesit hyjnë brenda dhe fishkëllejnë

Disa protestues kanë ndërprerë konferencën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës me zhurmues duke pamundësuar vazhdimin e saj.

Konferenca është ndërprerë gjatë deklarimit të Albert Zogaj, kryetar i KGjK-së,  për rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

“Rasti i të miturës, një rast shumë i ndjeshëm dhe na bën tërë institucioneve me reflektu mirëpo ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë” – tha Zogaj.

Protestuesit kanë kërkuar kërkim falje nga institucionet me arsyen se kanë dështuar të mbrojnë gratë.

Konferenca është ndërprerë përkohësisht.