VIDEO: Momenti kur vetëtima godet aeroplanin

Aeroplani ishte duke fluturuar në kushte të vështira atmosferike, të shoqëruara edhe me reshje të dendura shiu.

Sipas mediave britanike, aeroplani ishte duke aterruar në aeroportin “Heathrow”.

Fatmirësisht nga ky incident nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.

Sakaq, një dëshmitar tregoi për mediat britanike të gjithë momentin: “Çfarë momenti drithërues. Isha duke filmuar krejt rastësisht dhe nuk e shikova çfarë ndodhi në qiell. Por kur e rishikova videon, o zoti im vetëtimat goditën një aeroplan. Ishte një vetëtime shumë e madhe, isha në pritje që aeroplani të përfundonte në tokë, por fatmirësisht nuk pati pasoja”./21Media