Momenti kur tritoli hedh në erë hotelin në Sarandë, Foto: TCH

VIDEO - Momenti kur tritoli hedh në erë hotelin në Sarandë

Një sasi e madhe eksplozivi hodhi në erë këtë mëngjes hotelin “Bizantin” në Sarandë.

Nuk raportohet për të lënduar. Videon e shpërthimit mund ta shihni në këtë LINK. 

Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, duket momenti kur aktivizohet lënda plasëse dhe ndërtesë bie në tokë. Ndërkohë, tymi ka mbuluar zonën, ndërsa inertet janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë.

Prej vitit 2002, dy bashkëpronarët, S. Ç., dhe E. Dh., janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli, njofton policia. Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikt, por policia po i heton ato si pista kryesore./TCH