Foto: Atdhe Mulla

VIDEO - Momenti kur nxirret shëndosh e mirë 33 vjeçari nga gërmadhat

Zjarrfikësit e Mallakastrës së Shqipërisë kanë publikuar pamjet e aksionit të tyre duke shpëtuar një 33 vjeçar, duke e nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një hoteli në Shqipëri.

Adriatik Bode, 33 vjeçar, nxirret ka rrënojat pa ndonjë lëndim të madh.

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë para dy ditësh ka lënë të vdekur 41 persona si dhe shumë të lënduar të tjerë.

Ekipet e shpëtimit, nga Shqipëria, Kosova, e shumë vende të tjera të Ballkanit e Evropës janë duke kërkuar në vazhdimësi nën rrënoja për të gjetur persona të tjerë.

KALLXO.com që nga dita e parë në vazhdimësi ka raportuar për më të rejat e tërmetit në Shqipëri.