VIDEO: Momenti kur Mërgim Lushtaku vendos fotografinë e Hashim Thaçit në ballë të Kuvendit

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku deri sa po mbahet seanca plenare në Kuvendin e Kosovës vendosi një baner me fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi në ballë të kuvendit.

Në ato çaste, deri sa Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po fliste për dekretin e presidentit Thaçi për tu bërë betimi nga ana e 12 deputetëve të rinj, Lushtaku shfrytëzoi mundësinë që të vendoste fotografinë e presidentit mbrapa karriges ku është e ulur Osmani.

“Ju njoftoj se me kërkesën time si Kryetare e Kuvendit, Presidenti i Republikës ka ndërmarrë veprimet ligjore duke kërkuar nga KQZ që të bëhet zëvendësimi i deputetëve pas emërimit të ministrave në qeveri dhe pas dorëheqjes së një deputeti, pas përgjigjes së KQZ ende nuk kemi dekret nga ana e Presidentit të Republikës për këta 12 deputet në qoftë se ka gjatë ditës dhe vjen ajo etër do të kërkojmë nga deputetët që të bëjnë betimin, por ndërkohë nuk mund ta bëjmë këtë proces pa dekret”, ishte fjalimi që po mbante Osmani para deputetëve.

Lushtaku vendosi fotografinë e Thaçit në ballë të Kuvendit, mbrapa karriges së Vjosa Osmanit dhe në vendin ku përballë janë të gjithë deputetët e subjekteve politike.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Vjosa Osmani ishte kritikuar nga ana e deputetëve dhe anëtarëve të PDK-së për zhvendosjen e fotografisë së Thaçit në zyrën e saj dhe vendosjen e fotografisë së ish- Presidentit Rugova.

https://kallxo.com/lajm/megim-lushtaku-vendos-banerin-e-hashim-thacit-ne-balle-te-kuvendit/