Video- Momenti kur komisionerja kërcënohet me vdekje

KALLXO.com ka siguruar pamje ekskluzive të incidentit i cili ka ndodhur në qendrën e votimit me numër 03/R në Lipjan.

 

 

Incidenti ka ndodhur në kohën kur komisionerja po po mundohej të shënonte në librin e incidenteve se një qytetar nuk po pranonte që të verifikohej nëse kishte votuar më herët gjatë ditës së sotme.
Në këtë kohë qytetari filloi ta kërcënonte kryesuesen e vendvotimit në një shkollë në Lipjan.
“Oj ti çikë ma se dhëmbët t’i thej, lësho fletën”, i drejtohet qytetari, kryesueses së vendvotimit ndërsa nga dora i kap një letër që po mbante ajo.

Tutje kryesuesja e vendvotimit kërkon nga qytetari që të shkojnë te anëtarët e KQZ-së të cilët gjendeshin brenda shkollës ndërsa qytetari vazhdoi ta kërcënonte.

“Hej rri urtë as një zë mos ta ni a u morëm vesh, idiotka. Po të kallëzoj pasha fmijtë që i kam nuk jeton, ndëgjom mirë çka po të them. Kush je more ti. O ti nuk guxon me e prek, mos e prek (deri sa merr fletoren ku shënohen parregullsitë dhe e hudh në tokë”, i drejtohet qytetari komisioneres.

Në ato momente ku qytetari ngrit zërin ndaj komisioneres, në pamjet të cilat ka siguruar KALLXO.com, hynë në vendvotim edhe një zyrtare policore e cila nxjerr jashtë qytetarin.

Ai rezistoi të largohet nga vendvotimi ndërsa vazhdon kërcënimin.

“Pasha familjen ndëgjom mirë çka po të them, mshele gojën dhomt t’i thej, idiotkë”, vazhdon qytetari drejtë komisioneres e më pas edhe policia e largon nga vendvotimi.

KALLXO.com raportoi në lidhje me këtë incident.