VIDEO: Momenti kur kamioni godet 9 vetura në Prishtinë

Të premten, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka goditur nëntë vetura, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Pamjet janë marrë nga Hoteli “La Corte”, te Sllovenia Sport ne Prishtinë.