Ilustrim

Pamjet kur puntorët pa kontrata zbulohen në biznesin në Prishtinë

 

Sonte në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamjet e kontrolleve tatimore në biznese të ndryshme për verifikimin e kontratave të punëtoreve.

Gjatë këtyre kontrolleve, inspektorët e ATK-së arritën të konstatojnë punëtorë pa kontrata të punës.

Parregullsi të tilla u konstatuan në një lulishte të Prishtinës.

Pamjet e këtyre kontrolleve të cilat rezultuan me konstatimin e punëtorëve të padeklaruar dhe konstatimin e parregullsive tatimore.

“Punëtoret e rregullt janë krejt të lajmëruar, tani e kemi pas një fluks të madh të punës dhe tani për momentin ka pasë një kërkesë të shtuar dhe është dashtë me angazhu punëtor shtesë, dhe aktualisht kemi afër 15 punëtorë sezonalë, nuk kanë kontrata se nuk e kanë ba numrin”, thuhet në përgjigjet e pronarit të biznesit të kësaj lulishteje.

Për këto parregullsi të konstatuar në lulishte, pronari i biznesit do të ndëshkohet nga zyra për gjoba dhe ndëshkime e njohur si ZGJONA.

Kontrollet e ATK-së vijnë në kohën kur pritet që Qeveria t’i përkrahë punëtorët e deklaruar të sektorit privat me nga 170 euro përmes pakos emergjente fiskale.

Javët e kaluara në bazë të raportimeve të qytetarëve në KALLXO.com, ATK zhvilloi dhjetëra kontrolle të tilla tatimore.

Mospajisja e punëtorëve me kontrata pune dhe mosdeklarimi i tyre janë shkelje e ligjit dhe janë të dënueshme sipas dispozitave të ligjit mbi Administratën Tatimore të Kosovës.

Nga fillimi i vitit 2020 e deri në muajin prill, Administrata Tatimore e Kosovës ka shqiptuar mbi 90 mijë euro gjoba nga raportimet e qytetarëve në KALLXO.com.

KALLXO.com inkurajon të gjithë ata të cilët nuk kanë kontrata pune të raportojnë në platformën tonë dhe në ATK.