VIDEO: Momenti kur arrestohet një i dyshuari derisa po sulmonte fizikisht një person
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime më 11.11.2024, pasi është zënë në flagrancë duke sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte filluar të sulmojë fizikisht një person tjetër në veturën e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Pamjet e publikuara nga Policia tregojnë se krejt sulmi fizik kishte ndodhur derisa një zyrtar policor po qarkullonte me veturën zyrtare, në afërsi ku ndodhi sulmi.
“Mirëpo në atë moment i menjëhershëm ka qenë reagimi i policit, i cili e ka arrestuar të dyshuarin për sulm fizik dhe e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime. Gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit me inicialet H.A ( M/K) i moshës 64-vjeçar është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 5 fishkë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit me fishekë.