VIDEO: Momenti i hyrjes së rrezikshme të veturës në shesh dhe neutralizimi i të dyshuarit

Një person është futur me shpejtësi me veturën e tij dhe ka mësyrë drejt tendave ku po zhvillohet vaksinimi në Tiranë.

Kamerat e ABC News Albania kanë kapur pamjet kur vetura hyn në sheshin “Skenderbej” dhe drejtohet drejt sheshit, në të cilin kishte shumë fëmijë e qytetarë.

Vetura u drejtua drejt tendës ku po zhvillohet vaksinimi i qytetarëve dhe për një moment ndalet dhe prapë fillon të manovrojë në mënyrë të çrregullt. Në këtë moment është një i ri që kërceu dhe e goditi të dyshuarin me të dy këmbët në fytyrë dhe më pas ndërhyjnë edhe qytetarë të tjerë të cilët e nxorën të dyshuarin, duke e goditur me grushte e këmbë, deri sa vijnë forcat e rendit.