VIDEO: Mobileria, cak i ATK-së për shkak të punëtorëve pa kontrata

 

Inspektorët e Adiministratës Tatimore të Kosovës gjatë javëve të kaluara kanë ndërmarrë një mori inspektimesh në lidhje me biznese të shumta të cilët po mbajnë në punë punëtorë pa kontrata.

Këto inspektime u transmetuan në emisionin e fundit ‘Drejtësia në Kosovë’. Raportime të shumta të qytetarëve të drejtuara në KALLXO.com janë bartur në ATK për të vazhduar më tutje me inspektimet.

Një ndër shumë inspektimet ishte edhe ajo në një mobileri ku pretendohej se kishte punonjës pa kontrata.

Për inspektimin në këtë mobileri në emisionin e sotëm foli edhe , Jeton Mushkolaj inspektor nga ATK-ja.

“Do ta zhvillojmë një aktivitet në teren të një tatim pagues ku në bazë të informatave që posedojmë nga palët e treta se në këtë biznes ka punëtor të pa deklaruar andaj kolegët inspektor do dalin në teren”, tha Mushkolaj

Në biznes inspektorët takojnë pronarët ndërsa kontrolli duhet të kryhet edhe në hapësirat e punës për të verifikuar të gjithë punonjësit të cilët janë në atë ndërrim.

Mushkolaj ka shtuar se gjatë kontrolleve inspektorët kanë vërejtur se një pjesë e stafit nuk janë në punë për shkak të pandemisë për këtë arsye inspektorët do duhet që edhe pas një jave ti rikthehen kontrolleve në biznes.

“inspektorët e kanë vizituar tatim paguesin që ne e kemi pas informatën që ka punëtor të pa deklaruar dhe sot është kryer vetëm gjysma e punës sepse tatim paguesi nuk është duke punuar me kapacitet të plota që një javë është duke punuar një pjesë dhe një pjesë javën tjetër dhe mbete të vizitojmë edhe një herë këtë biznes”, tha Mushkolaj.