(VIDEO) Mitrovicë, një punëtor ndërtimtarie bie nga një objekt i lartë

Një punëtor i ndërtimtarisë ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Mitrovicë, para pak minutave.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Mitrovicë, ndërsa punëtori dyshohet se ka rënë nga ashensori.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ndihma e shpejtë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e punëtorit.

KALLXO.com ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes. KALLXO.com është duke pritur informacione shtesë nga Policia e Kosovës dhe institucionet shëndetësore për të mësuar më shumë rreth rastit e gjenjës së personit të lënduar.