(VIDEO) Ministrja tregon cili do të jetë roli i mësimdhënësve në mësimin nga distanca

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë  dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami në një intervistë për KALLXO.com ka thënë se zhvillimi i mësimit online, nuk nënkupton që mësimdhënësit nuk do të bëjnë asgjë.

MAShTI ka nisur projektin e mësimit nga distanca, projekt ky që është asistuar edhe nga KALLXO.com në mënyrë vullnetare.

“Ofrimi i mësimit online nuk do të thotë që do të ketë pasivizim të mësimdhënësve. Ata do të jenë shumë aktiv dhe do të udhëhzohen që të krijojnë grupe përmes rrjeteve sociale me prindërit. Për klasat 1-5 do udhëzohen që të komunikojnë me prindërit për mënyrën e përdorimit dhe ndarjen e detyrave”, tha Bajrami.

“Për klasat 6-9 dhe 10-12 kujdestarët e klasave do të kenë një rol kyc sepse ato do të bisedojnë me nxënësit e tyre të klasës por do të bisedojnë edhe me gjithë personelin arsimor për koordinimin e materialit për lexim dhe detyrat e shtëpisë”, shtoi ministrja.

Bajrami tha se për të gjithë këtë proces do të përpilohet një raport nga ana e MAShT.

“Ky proces do të raportohet për mënyrën e aktivizimit të nxënësve tek drejtorët e shkollave, ata tek DKA-të dhe pastaj DKA-të do të përfundojnë raportet përmbledhëse për MAShTI”, tha ajo për KALLXO.com.

Mësimi online do të fillojë më 23 mars të hënën dhe po mbahet për shkak të mbylljes së shkollave si masë parandaluese për mos përhapje të Covid-19.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar  21 raste me këtë virus.

KALLXO.com ka asistuar në mënyrë vullnetare lidhur me realizimin e mësimit nga distanca që pritet të fillojë të hënën më 23 mars.

Intervistë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami

Intervistë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 20 mars 2020

wwww.kallxo.com