VIDEO - Ministri Likaj: Interesi im është depolitizimi i UP-së

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në një intervistë për KALLXO.com ka bërë të ditur se është i interesuar për depolitizimin e Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Likaj tha se ka qenë brenda UP-së dhe sipas tij, ky universitet ka pasur ndikime politike.

“Universiteti i Prishtinës është universitet i pavarur dhe ushtron veprimtarinë e saj të pavarur. Unë jam i interesuar shumë për ta depolitizuar shumë universitetin dhe kam qenë brenda në UP për 26 vite dhe gjithë shoqëria e di që në UP ka pasur ndikime politike”, ka thënë ai.

Sipas tij, UP e ka statutin e vetë që është autonom.

“Natyrisht që për shkak të disa situatave të caktuara edhe në ligjin ekzistues duhet me u rishiku me u siguru një autonomi më e plotë, ose të paktën kjo autonomi më iu bart njësive akademike që ata me u marrë sepse ata i njohin më mirë specifikat dhe njësitë akademike”, ka shtuar ai.