(VIDEO) Ministri i Mjedisit, kërkon nga qytetarët t'i bashkangjiten nesër për pastrimin e Vërmicës

Përmes një videoje njoftuese, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që t’i bashkohen për pastrim në të Vërmicës në të dy anët e kufirit, Kosovë – Shqipëri.

“Të dashur qytetarë ju ftojmë të na bashkëngjitkeni në një ngjarje të rëndësishme të pastrimit  që do të mbahet këtë të shtunë në Vërmicë në të dyja anët e kufirit Kosovë – Shqipëri”, fton qytetarët përmes videos, ministri i Mjedisit.

Në video janë të bashkangjitura edhe disa fotografi përmes së cilave tregohet papastëria në liqenin e Vërmicës.

“Kontribuues i kësaj gjendje është qartazi menaxhimi i dobët i mbeturinave  dhe veprimet e papërgjegjshme të hedhjes së mbeturinave kudo në lumenj dhe brigje të tyre”, thotë Aliu.

Sipas ministrit kjo gjendje mund të ndryshoj për të mirë nëse të gjithë qytetarët kontribuojnë në pastrimin e mbeturinave.

Ministri kërkon që të ditën e shtunë të bëhet ditë e pastrimit.