Foto: Ministria e Punëve të Jashtme e Bjellorusisë/Twitter

VIDEO - Ministri bjellorus pret delegacionet: Ndjehuni të sigurtë

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei mirëpriti delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime të hënën, duke i siguruar delegatët se ata duhet të ndihen “plotësisht të sigurtë”.

“Të dashur miq, presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju siguroj gjithçka për punën tuaj, siç është rënë dakord me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Makei.

“Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim për organizimin e takimit të sotëm do të shqyrtohet dhe do të përmbushet absolutisht”, shtoi ai.

“Ne presim me padurim rezultatet”, tha ai.

Vendndodhja e saktë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën është mbajtur sekret për arsye sigurie.

Bisedimet janë në Bjellorusi, por i vetmi vend që është njoftuar është se ato janë në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë. CNN

Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë më 24 shkurt, me urdhër të presidentit të tyre, Vladimir Putin.

https://kallxo.com/lajm/fillojne-bisedimet-ukraine-rusi/

Fillojnë bisedimet Ukrainë – Rusi