VIDEO - Mimoza Kusari Lila del me propozime për SBAShK-un se si duhet të mbajnë grevën

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila, tha se greva po vazhdon përkundër se përpjekjet e qeverisë janë të vazhdueshme.

“Ne nuk jemi palë në proces, por ne mund të ofrojmë ide të cilat në një mënyrë ose tjetër do zbardhin fakte që po mohohen, procesi skajshmërish është politizuar” – tha ajo.

Sipas Kusari Lila, në këtë situatë as takimet me qeverinë, as me ndërmjetësues qofshin ata vendor ose ndërkombëtar nuk po zgjidhin punë.

“Ata janë duke e shkelur një të drejtë ligjore kushtetuese të fëmijëve. Nuk mund të mbahen fëmijët në mes përderisa të ndryshon lista e kërkesave, në vazhdimësi vetëm për t’u pamundësuar procesi mësimor. Ligji për grevën, neni 16, e parasheh që është obligim të bëhet sigurimi i minimumit të procesit të punës” – tha ajo duke kërkuar të di se cili është minimumi që është bërë për procesin mësimor.

Kusari Lila madje bwri njw propozim pwr SBAShK-un se si duhet mbajtur greva.

“Idetë nuk jemi për tua dhënë atyre, por edhe mund t’ju japim. Mund ti mbajnë librezat e fëmijëve në fund të gjysmë vjetorit të parë, ose në fund të vitit shkollor 2023. Fëmijëve mos ju mohoni shkollën. Vendosni tiketa jemi në grevë diskutoni trajtoni”- shtoi ajo.

Që nga 25 gushti i këtij viti BSPK-ja ka shpallur grevë të përgjithshme.

Ndërkaq, vetëm në disa shkolla në Kosovë ka filluar mësimi.