VIDEO - Mesazhi i Ambasadorit gjerman një ditë para largimit nga Kosova

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Kristian Heldt përmes një video në Twitter ka bërë të ditur se nesër do të largohet nga Kosova dhe para se të largohej ka falënderuar Kosovën.

“Nesër do të largohem nga Kosova, pa pasur mundësinë të përshëndetemi personalisht. Kjo është Corona”, ka thënë Heldt.

 

Heldt ka paralajmëruar se në të ardhmen dot ë kthehet përsëri në Kosovë për të takuar miqtë e tij dhe për të bërë gjërat të cilat nuk ka mundur t’i bëjë tani.

“Faleminderit për 3 vjet, gjatë të cilave shumë njerëz më bënë të zbuloj horizonte të reja”, është shprehur Heldt.

Ai gjithashtu ka thënë se kishte të njëjtat ide sikurse shumë të tjerë të cilët nuk e njohin Kosovën, por që njerëzit e kanë bërë të ndryshojë