VIDEO - Memli Krasniqi për qeverinë: More ju a jeni tu jetu me ndonjë far balloni ndaras prej shoqërisë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është kundërpërgjigjur deklaratave të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci e cila kërkoj të bëhet thirrje që të filloi mësimi.

Krasniqi ka thënë se qeveria nuk janë për të bërë thirrje por për të gjetur zgjidhje për çështjen e grevës.

Teksa i ka thënë këto deklarata ai ka ironizuar me qeverinë.

“Zgjidhje duheni me i ofru njerëzve, me na i çu fëmijët në shkolla se kanë mbet në shpija që një muaj ditë, more ju a jeni duke jetua më najfarë balloni kështu ndaras prej shoqërisë” – tha Krasniqi.

Ai ka thënë se ministrja Nagavci do të duhet të jap dorëheqje pas çështjes së krijuar më greva në arsim.

“Ministrja se meriton mu përgjigjë, kjo se meriton as më qenë ministre, kjo se meriton as me ju dëgju, kjo duhet më dhënë dorëheqje me pas pak moral, 320 mijë nxënës janë nëpër shpija dhe kjo del këtu duke bë thirrje, o ju nuk jeni më bë thirrje, thirrje jena me bo na, ju jeni më bë zgjidhje” – ka thënë ai.

Greva e cila ka filluar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës po vazhdon ende që nga 25 gushti.

Pjesë e kësaj greve janë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës në Kosovë.