
Tuneli në Meksikë - Burimi: VOA
VIDEO - Meksikë, tuneli që u përdor për trafikun e drogës drejt ShBA-ve
10.6.2022 - 13:52
Autoritetet në Meksikë zbuluan një tunel që është përdorur për trafikun e drogës nga qyteti kufitar meksikan Tijuana në drejtim të Shteteve të Bashkuara.
Tuneli është afërsisht 242 metra i gjatë dhe është i pajisur me shina, ndriçim dhe sistem ventilimi.
Prokuroria meksikane njofton se hyrja e tunelit është në një shtëpi banimi.
Ky është tuneli i dytë që policia e Meksikës zbulon brenda më pak se një muaji./VOA