Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

VIDEO -Me seancë solemne Kuvendi shënon Ditën e Çlirimit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës po mban seancën solemne për nder të shënimit të 12 Qershorit – Dita  e Paqes, e njohur edhe si Dita e çlirimit.

Fillimisht deputetët e ngritën në këmbë për të nderuar intonimin e himnit të Kosovës.

Më pas, seanca vazhdoi me transmetimin e një video për kontributin e misionit të KFOR-it në Kosovë në kuadër të NATO-s, të cilët sollën çlirimin për popullin e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i falënderoi pjesëtarët e KFOR-it që po festojnë sot bashkë me qytetarët e Kosovës në Ditën e Lirisë dhe çlirimit të Kosovës.

LIVE- Seanca e Kuvendit të Kosovës

LIVE- Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 12 juin 2020