VIDEO – Mbyllen kafiteritë në 'Rrugën B' në kryeqytet

Kafiteritë në “Rrugën B” të Prishtinës janë mbyllur në orën 21:00, duke respektuar kështu masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së coromavirusit.

Ndërkaq në atë pjesë janë parë edhe inspektorët të cilët kanë vëzhguar respektimin e masave.

Me vendim të qeverisë, Prishtina është në mesin e qyteteve që është futur në karantinë nga ora 21:00 deri në 05:00, për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19.