Tubimi protestues në Prishtinë, në përkrahje të Ukrainës, Foto: KALLXO.com

VIDEO - Mbahet tubim protestues në Prishtinë në mbështetje të Ukrainës

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të organizatave joqeveritare, ambasadorë dhe qytetarë, kanë mbajtur tubim protestues në Prishtinë në solidarizim me popullin e Ukrainës, i cili po përballet me agresionin nga Rusia.

Drejtoresha e Forumit për Iniciativa Qytetare, që e ka organizuar tubimin, Dajana Berisha, ka thënë se tubim është bërë me qëllim që populli i Kosovës të solidarizohet dhe të mbështesë atë të Ukrainës.

“Jemi mbledhur për të shprehur mbështetjen dhe solidariteti e qytetarëve të Kosovës në rrafshin njerëzor, institucional ndaj popullit të Ukrainës. Jemi së bashku me shumicën e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian”, është shprehur Berisha.

Në këtë tubim protestues ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka falënderuar organizatat e shoqërisë civile për këtë organizim.

Osmani ka shtuar se me këtë organizim Kosova dëshmon edhe njëherë që është përkrah Ukrainës.

“Ajo që po përjeton populli i Ukrainës në këto momente na rikthen kujtimet e plagëve të rënda që janë shkaktuar mbi secilin qytetar të Kosovës gjatë viteve të 90-ta nga regjimi gjenocidal i Serbisë”, është shprehur Osmani.

Presidentja theksoi se Kosova nuk iu është bashkuar botës demokratike vetëm për të dënuar agresionin rus mbi Ukrainën, por edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet që, sipas Osmanit, po i kryen, siç e quan ajo, “krimineli i luftës diktatori Putin”.

Sot është dita e dymbëdhjetë e luftës në Ukrainë. Luftimet janë intensifikuar edhe më shumë për shkak të bombardimeve të caqeve civile dhe ushtarake në Ukrainë nga forcat e armatës ruse. Numri i të ikurve dhe të përndjekurve ukrainas nga Ukraina ka arritur rreth dy milionë.

Tubimi për solidarizim me popullin ukrainas, Foto: KALLXO.com
Tubimi për solidarizim me popullin ukrainas, Foto: KALLXO.com
Tubimi për solidarizim me popullin ukrainas, Foto: KALLXO.com
Tubimi për solidarizim me popullin ukrainas, Foto: KALLXO.com
Tubimi për solidarizim me popullin ukrainas, Foto: KALLXO.com