Foto; REL

VIDEO: Mbahet mini-maratona humanitare ‘Vrapo babadimër’

Shumë qytetarë i janë bashkuar iniciativës “Vrapo Babadimër” në Prishtinë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për familjet në nevojë.

Këtë vit, sipas organizatorëve, pritet të ndihmohen rreth 700 familje.

Me paratë e mbledhur nga shitja e rrobave të babadimrit do të ndihmohen qindra familje.

Mini-maratonës humanitare sot i janë bashkuar rreth 2.000 qytetarë.

“Unë kam ardhur me vajzën time për të dhënë kontributin tonë për fëmijët që nuk kanë mundësi për dhuratë, që ta kenë edhe ata një dhuratë prej neve”, thotë Merita Grabci.

“Sot kemi ardhur special për këtë organizim dhe është kënaqësi të jem pjesë e tyre”, thotë qytetarja Merita Kluna.

“Është edicioni i katërt, nga edicioni i parë kur kemi ndihmuar 60 familje, tash do të ndihmojmë 700 familje në nevojë në gjithë Kosovën”, tha Jusuf Islami, organizator i iniciativës “Vrapo babadimër”./REL