VIDEO - MASh tregon si të mbrohen nxënësit nga COVID-19 sa janë në klasa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një video – edukuese ka treguar se si të mbrohen nxënësit nga COVID-19, kur dihet se nga dita e hënë do të fillohet mësimi fillor.

Në video thuhet se nxënësit e kanë për obligim bartjen e maskës dhe mbajtjen e distancës dy metra, ndërsa 1.5 metra do të jetë distance ndërmjet nxënësve në bankat shkollore.

Tutje, në video thuhet se  pas çdo ore mësimore duhet të ajrosen klasat.

Pas një takimi mes ministrit Ramë Likaj dhe SBAShK-ut me drejtoritë komunale të arsimit, është rikonfimuar se mësimi në shkollat e Kosovës do të fillojë të hënën, më 14 shtator në dy faza.

Viti i ri shkollor është dashur të fillojë më 1 shtator, por është shtyrë, siç është thënë nga Ministria e Arsimit, me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.

Ja si duhet të mbroheni nga COVID-19 gjatë qëndrimit tuaj dhe mësimit në klasë.

Ja si duhet të mbroheni nga COVID-19 gjatë qëndrimit tuaj dhe mësimit në klasë.

Publiée par Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH sur Vendredi 11 septembre 2020