VIDEO – Marigona Geci flet për vrasjet e pasluftës, polemika në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës sot në polemika janë përfshirë nënkryetarja, Arbërie Nagavci dhe deputetja e LDK-së, Marigona Geci, e cila nisi të flasë për vrasjet politike të pas luftës në Kosovë.

Kjo e fundit mori fjalën në Kuvend në seancën kur po shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Deputetja Geci ka tërhequr nënshkrimin e saj për seancën e sotme. Ajo shtoi se do ta jap arsyet se pse nuk ia bashkëngjet nënshkrimin e saj iniciativës së PDK-së.

“Kam disa arsye të cilat tani do t’i përmend. Ju vuajtjet tona para disa ditësh na i kemi marr si dobësi dhe si ligësi, por tani do t’ju tregoj se as nuk jemi të dobët dhe as të ligë. Nënshkrimin tim e kam tërhequr nga iniciativa e PDK-se sepse edhe më herët kam pasur informacione, por tani ani e di saktë nga një aktakuzë publike se kryetari dhe ish-kryetari i partisë suaj  janë të dyshuar për vrasjet politike në Kosovën e pas luftës”, tha ajo.

“Mua po më duket se ju keni menduar se n e si familjarë të viktimave të dhunës politike  që kanë ndodhru në Kosovë pas l;uftës nuk kemi guxim të flasim të vërtetën”, shtoi ajo.

Më pas reagoi nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci e cila kërkoi nga deputetja  që t’i përmbahet rregullores.

“Zonja Geci të lutëm që të përmbahesh rregullores dhe mos me hap debate që janë jashtë temës së diskutimi”, tha ajo.

Kurse deputetja tha se pikërisht është duke iu përmbajtur rregullores.

“Jam duke shpjegu pse e kam tërhequr nënshkrimin tim”, theksoi ajo, duke shtuar se do të përmend emrat e personave të vrarë pas luftës për arsye politike.

Më pas ndërhyri edhe shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi i cili u afrua tek Nagavci.

Gjatë kësaj kohe, deputetes Geci iu ndal fjala.