VIDEO - LVV kërkon përjashtimin e deputetëve minoritarë nga Komisioni Hetimor për Energjinë

Mbledhja e Komisionit për Energji nga viti 2006 ka filluar me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për largimin e dy anëtarëve të komuniteteve nga ky komision për shkak të mungesave.

Kjo kërkesë është konsideruar joserioze nga LDK e cila ka lëshuar mbledhjen.

Kërkesën para komisionit e bërë, deputeti i LVV-së, Armend Muja, i cili tha se deputetët në fjalë kanë munguar disa herë.

“Deputetja Duda Balje ka munguar në mbledhjen e datës 1 qershor 8, 10,17, 28 dhe deputeti Ljubinko Karadziq, munguar disa herë dhe nuk ka dhënë arsyetim”, tha ai.

Hajdar Beqa kryetar i Komisionit tha që deputetja Balje ka dhënë arsyetim për mungesën e saj.

“Për deputeten Duda Balje kemi sqarim për mungesën e saj, kurse për Ljubinko nuk e kemi marrë data bazën, nuk mund të marrim vendim. Unë nuk po e marr të arsyeshme kërkesën e deputetit Muja sepse është kërkesë politike”, tha ai.

“Nga 5 mungesa që ka deputetja Balje 3 janë të arsyetuara nga vet deputetja me shkrim, dhe 2 herë me telefon”, shtoi ai.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, tha që kërkesa e deputetëve të LVV-së është për keqardhje.

“Mendoj që duhet ta kemi një disipline dhe arsyetim për mospjesëmarrje. Duket që nuk jeni të interesuar fare për mbarëvajtjen e këtij komisioni, mungesa e dy deputetëve nuk e ka prish kuorumin asnjëherë. Pas 3 muajve me kërku përjashtimin e deputetëve është kërkesë për keqardhje nga opozita”, tha ai.

Deputetja Duda Balje tha që kërkesa e LVV-së nuk është e arsyeshme sepse nuk do të votoj ashtu siç dëshiron LVV.

“Nuk kam çka me fol, unë me kohë kam lajmërua, kam shkua në vizita zyrtare në bazë të vendimit te kryesisë, nuk e di pse keni bo tema prej kësaj, arsyeja është puro politike sepse unë nuk votoj qysh ju po doni me votu”, tha ajo.

Deputetja Balje pastaj ka lëshuar mbledhjen e komisionit.

Time Kadrijaj, deputete e AAK-së tha që LVV me propozimet e saj po e humb kohën e komisionit.

“Shumë mirë që LVV vjen me propozim të ti që na merr kohë duke shqyrtuar, kjo mendoj që është e padrejtë sepse edhe unë kam munguar dhe jam arsyetuar. Unë e di që po doni me përjashtua Dudën për shkak të votimit në mbledhjen e kaluar që e ka bo pro opozitës”, tha ajo.

Arbër Rexhaj, deputet i LVV-së tha që vonesat janë për shkak të opozitës sepse ata në këtë komision kanë mazhorancën.

“Po hymë në muajin e 3-të dhe na është dashur 3 muaj ta bëjmë listën për personat që i investojnë. Me qenë se jeni shumicë në këtë komision te gjitha propozimet tona i keni rrezua. Edhe njëherë ne jemi këtu 4 anëtar, ndonëse themelimi i këtij komisioni është propozim i LVV-së, vonesa për 3 muaj nuk na takon neve, ju takon juve. Z. Muja nuk e pat qëllimin tendencioz me i largu, deputeti Abazi ka dhëne dorëheqje edhe nëse nuk kish dhanë ish përjashtua sepse ka pas 3 mungesa”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha që Lista Serbe është duke bojkotuar punën e Kuvendit.

“Nuk është në pyetje një deputet, por të vjen një Lubinko tjetër që nuk vjen sepse Lista Serbe është duke bojkotu punët e këtij parlamenti. Ne nuk kemi ndonjë standard çka konsiderohet mungesë e arsyeshme, prandaj prej këtij momenti ta krijojmë një standard qysh mi arsyetua mungesat”, tha ai.

Rrezarta Krasniqi deputete e LDK-së paralajmëroi se do ta lëshojë mbledhjen sepse sipas saj kjo çfarë po ndodhë nuk është serioze.

“Unë vendos me lëshu mbledhjen dhe deri sa të vendosim për intervistime nuk vij në asnjë mbledhje”, tha ajo.

Ky propozim i LVV-së nuk është hedhur ende në votim. Në mbledhje u zhvillua debat dhe deputetet e lëshuan mbledhjen e komisionit.

Më 5 maj, pas shumë përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro themelimit të këtij komisioni hetimor i cili është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Formohet komisioni hetimor për energjinë nga viti 2006, kryesues Hajdar Beqa