Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO - Lumir Abdixhiku citon Ledri Vulën në Kuvend - ‘Më shumë vërehet mungesa jem, se prezenca jote’

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Mimoza Kusari Lila i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës duke thënë se ky i fundit është kërkuar që të jetë prezent në seancën e 23 qershorit.

“Ju jeni një seancë vonë, seanca për trustin kur është kërkuar prezenca juaj ka qenë me 23 qershor jo me 30 qershor, asnjëherë tjetër nuk e kemi kërku prezencën tënde” ka thënë Kusari.

Sipas Kusarit prezenca e Abdixhikut ka qenë e nevojshme për të arsyetuar idenë për tërheqje të trustit.

“Për atë ditë është kërkuar prezenca juaj dhe e ekonomistëve tjerë të grupit për arsye se i keni dhënë mbështetje një ideje që asnjë logjikë ekonomike nuk e ka pasur, e mbi të gjitha pasojat për sistemin pensional të Kosovës kanë qenë të paralajmëruara dhe alarmante nga të gjithë të tjerët përveç jush dhe këtyre që e kanë propozuar… Do të thotë kredibiliteti juaj për të folur për diçka në kontekstin ekonomik dhe të ardhmes tonë është i barabartë me zero në raport me sot një javë apo mungesën tuaj” është shprehur deputetja.

Ndër të tjera, shefja e grupit parlamentar të LVV e akuzoi deputetin Abdixhiku duke thënë se i njëjti gjatë fjalimit të tij provoi ta imitonte kryeministrin Kurti.

“Përndryshe, mungesa juaj nuk është evidente, prezenca juaj këtu e heshtur është evidente. Por sot e kuptuam pse vini ju në seancë: për të dëgjuar dhe për ta imituar kryeministrin e Kosovës, sepse atë filluat ta bëni pasuksesshëm në fillim të fjalimit tuaj” tha Kusari e cila në vijim pati edhe një pyetje ndaj Abdixhikut lidhur me kategorizimet që i bëri ai gjatë fjalimit të tij në seancë”, tha ajo.

Ndërsa si kundërpërgjigje ndaj deklratave të Mimoza Kusari Lilës, Abdixhiku ka cituar një pjesë të këngës së Ledri Vulës.

“Unë e di që më shumë vërehet mungesa ime se sa prezenca jote (Mimoza Kusari Lilës), edhe siç e di që këto fjalë lavdëruese që duken krejt tu kanë bo si shefi, i kam dëgjuar edhe për Hashimin edhe për Behxhetin edhe tash po i dëgjoj për Albinin. Asgjë s’janë të reja, por të lutem mbaje nivelin e diskutimit korrekt pavarësisht se ku shërben dhe çfarë shërben, qëndrimet mbesin më gjatë. Edhe kur ke shërbyer në këtë grupin tonë parlamentar në LDK kemi besuar në ekonomi të tregut, kemi besuar në tatime që lehtësojnë jetën qytetare, këto po i shtrojmë tani edhe në kuvend në çdo pozicion që kemi”, iu është kundërpërgjigjur Abdixhiku.