VIDEO: Lumenjtë e mbeturinave

Lumi i Kuq, i cili kalon nëpër disa fshatra të Vushtrrisë, tash e një kohë, sipas banorëve, është në gjendje jo të mirë për shkak të mbeturinave.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje e foto të lumit në zonat e fshtarave Maxhunaj dhe Samadrexhë.

Pamjet tregojnë lumin përplot mbeturina:

KALLXO.com në muajin janar kishte raportuar për gjendjen jo të mirë përroit të fshatit Dumnicë e Poshtme të Vushtrrisë.

Përroi ishte mbushur me shishe të plastikës pas vërshimeve të cilat kishin përfshirë Vushtrrinë.

Banorët kanë dërguar përsëri fotografi nga kjo pjesë e fshatit, ndonëse gjendje është përmirësuar nga muaji janar, disa mbeturina vazhdojnë të jenë aty.