VIDEO - Lokalizohet dhe shuhet zjarri në qendër të Prishtinës

Një zjarr i madh para pak minutave ka kapluar një objekt në qendër të Prishtinës.

Sipas videove dhe fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com, shihet se zjarri ka ndodhur mbrapa Hotel ‘Grand’.

Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes duke lokalizuar zjarrin.

Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri të zjarri, ndërsa ekipet hetimore po merren me rastin.