VIDEO: Lirohet fëmija që po mbahej peng në male nga babai

Policia e Shqipërisë para një viti e gjysmë kishte filluar një operacion policorë “Kurbneshi” për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

A. B. është gjetur në pyllin e fshatit Kurbneshit, të cilin pastaj e prangosën.

Ky person kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortës L. B., ku i njëjti kishte marrë edhe djalin e tyre të mitur, tetë vjeçar, në kundërshtim me vendimin e Gjukatës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Ai ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

“Strukturat policore të DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit Mirditë, pas shumë kontrollesh të zhvilluara për gati një vit e gjysmë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative bënë të lokalizimin e shtetasit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjykata e Lezhës në janar të vitit 2019 kishte caktuar masën e sigurisë për vepër penale ndaj këtij personi.

“Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin nr. 4, datë 05.01.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gGjykatës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës””, bëhet e ditur në njoftim.

Materialet shtesë në ngarkim të shtetasit A. B., do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, thuhet në fund të këtij njoftimi.