VIDEO - Leposhtica: Lëndët e të fortëve të politikës zvarriten në gjykata

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’, Labinot Leposhtica, Shef i Zyrës Ligjore në BIRN ka shpjeguar procedurën dhe seancat gjyqësore në rastin e njohur për publikun në lidhje me arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK.

Leposhtica madje shtoi se lëndët të cilët janë në gjykata e ku të pandehur janë njerëz të fortë dhe të politikës zakonisht kanë zvarritje dhe në fund përfundojnë në liri apo edhe si rasti i Sami Lushtakut në parashkrim të lëndës.

“Në Gjykatat e Kosovës kur të akuzuar janë persona me fuqi politike e shohin një dukuri të zvarritjes së rasteve deri në parashkrim. Në rastin konkret nuk kemi pasur epilog as në shkallë të parë as në shkallën e dytë por ka pasur një zvarritje të tepërt”, tha Leposhtica.

Lënda e cila është tash e katër vite në proces gjyqësor pritet të parashkruhet në maj të këtij viti, ndërsa ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushatku, me anë të parashkrimit nuk do të marrë dënim për veprën me të cilën e ka ngarkuar prokuroria atë të arratisjes nga QKUK.

Leposhtica ka shpjeguar edhe rrjedhjen e rastit në gjykatë.

“Katër vite kanë kaluar që kur është ngritur aktakuza, janë ndërruar disa trupa gjykues, fillimisht ky rast është gjykuar nga EULEX-i ku ku ka pasur një zvarritje të theksuar pastaj rasti është transferu te gjyqtarët vendor. Më kujtohet sikurse sot kur është trasnferuar lënda, prokurori i EULeX-it e pat kundërshtu dhe ka paralajmëru fatin e zi të kësaj lënde. Sot jemi në vitin 2020 dhe më pak se 1 muaj e gjysmë do të arrihet parashkrimi absolut për njërin nga të akuzuarit. Pra e kemi një vepër penale që dyshohet se është kryer në vitin 2014 dhe edhe sot në vitin 2020 nuk kemi ndonjë epilog të këtij rasti”, shtoi ai.

Tutje, Leposhtica tregon se lënda e arratisjes së Sami Lushtakut edhe në kohën kur ka qenë prokurori i EULEX-it ai ka pasur parandjenjë se do ketë zvarritje dhe do të përfundoj në të mirë të Lushtakut.

“Në fakt ka qenë njëri nga rastet që gjatë procesit të tansferimi i lëndëve është transferuar edhe ky. Kundërshtimi i prokurorit të EULEX-it ka pasur të bëj me faktin edhe gjatë kohës kur ka qenë rasti në prokurori, prokurori i EULEX-it ka pasur vërejtje për mënyrën e trajtimit të rastit për zvarritjen që kanë ndodhur dhe prokurori i EULEX e ka parandje që ky rast do të shkoj përtej vonesave nëse e citoj drejt ai e pat quajtur një tragjedi për sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Leposhtica, tregon edhe se pse favorizohet Lushtaku nga parashkrimi i kësaj lënde.

“Parashkrimi nënkutpon që pas kalimit të periudhe kohore nuk mundesh me ndjek personin të cilin e ke akuzuar. Në rastin konkret denueshmëria me të cilën akuzohej Lushtaku parashihej deri në tri vite ndërsa dyfshi i kësaj kohe pra gjashtë vjet do të thotë se kjo lëndë vjetërsohet dhe nuk mund të merret ndonjë veprim apo i akuzuari nuk mund të këtë asnjë pasojë”, shpjegon Leposhtica.

Gjithashtu ai tregon edhe për zvarritjen e lëndës.

“Në fakt kjo është njëra nga aktakuza ku ka më shumë se 10 të akuzuar pra është një çështje komplekse dhe në disa seanca të ndryshme kanë munguar të akuzuarit çka në njëfar forme e ka parandaluar gjyqtarin me siguru prezencën e të akuzuarit në seancë. Pra në një seancë ka mungur një i akuzuar në një seancë tjetër një i akuzuar tjetër, dhe kështu në një far forme është zvarritur dhe tani po parashkruhet lënda”, shtoi ai.

Leposhtica tregon edhe se cilat masa mund të ndërmarrë gjykata për të shpejtuar lëndën në mënyrë që mos të parashkruhet.

“Gjykata i ka mjetet në dispozicion me procedu lëndën shumë më shpejt me caktu seanca dhe kur rrezikohet parashkrimi i lëndës gjykata do të duhej të caktonte seanca sa më shpesh duhet të përdornin mjetet juridike për sigurimin e të pandehurve në seancë por kjo nuk ka ndodhur dhe tani lënda do të parashkruhet. Deri te parashkrimi ka ardhur vetëm njëra nga akuzat e këtij rasti, po vjetërsimi i njërës nga pikat e akuzës për njërën nga figurat kryesore të këtij rasti e zbeh rastin dhe humb kuptimin vetë epilogu final i këtij rasti”, shtoi Leposhtica.

Dhe në fund Leposhtica tregoi se Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulutmuese (BIRN) ka dërguar shkresa disiplinore për gjyqtarët të cilëve i janë parashkruar lëndët.

“Ne si BIRN vazhdimisht kemi ngritur cështje lidhur me raste që parashkruhen dhe rrezikohen të parashkruhen, në të kaluarën kemi dërguar shkresa disiplinore për gjyqtarët që i janë parashkruar lëndët gjatë trajtimit të tyre, në të kaluarën disa herë kemi marrë përgjigje se deri te parashkrimi i rastit ka ndodhur si arsye objektive e që shumë herë kjo arsye ka qenë numri i lëndëve të shumta që kanë gjyqtarët”, shtoi ai.

Në lidhje me parashkrimin e lëndës së Sami Lushtakut, ku gjyqtar është Shashivar Hoti, ekipi i Drejtësia në Kosovë ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga vetë ai.

“Unë deklarata për Drejtësia në Kosovë, përmes Skype.. nuk ka nevojë ti me më thirrë mu hiq, rregullat i dini dhe mshile telefonin e ditën e mirë”, ishte përgjigja e gjyqtarit Shashivar Hoti kur u pyet për lëndën e tij e cila do të parashkruhet.