VIDEO - Lëndohen disa protestues nga sprej që përdori policia
Disa protestues që janë duke marrë pjesë në protestën e veteranëve të OVL-UÇK, janë lënduar nga spreji që përdori policia ndaj tyre.
Si shkak i sprejit, disa protestues janë parë duke kërkuar ndihmë.
Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në oborr të Kuvendit, ndërsa pak minuta më parë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, është munduar t’i qetësojë protestuesit.
Berisha ka marrë fjalën në këtë protestë, duke iu kërkuar veteranëve që të mos dëmtojnë ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe iu ka bërë thirrje që të dalin nga oborri.
“Duhet ta dini se këto institucione, këto rrugë, ai bar që po e shkelni, këto pemë e këta policë që janë këtu që janë detyru kinse me e mbrojtë institucionin, janë tonat. Janë si rezultat i gjakut tonë, janë si rezultat i gjakut të dëshmorëve. Prandaj ne duhet t’i mbrojmë, jo t’i lëndojmë. Mos gaboni me dëmtu asgjë”, ka thënë deputeti Berisha, veteranëve.