VIDEO: Kush i pinte Schweppes-at në Ministrinë e Jashtme ?

Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj është ballafaquar në emisionin Jeta në Kosovë me shpenzimet e para më shumë se 7 viteve të shefit të tij, kur ishte Zëvendëskryeministër.

KALLXO.com kishte raportuar në gusht të 2018 për shpenzimet e shumta të zyrës së Behgjet Pacollit në pijen e gazuar, Schweppes.

KALLXO.com kishte raportuar se vetëm për 1 muaj, ishin paguar 344 schweppsa për zyrën e Pacollit.

Mirëpo, Pacolli kishte reaguar duke thënë se ai nuk pi pije të gazuara dhe se nuk e di kush i ka pirë ato.

7 vite më vonë, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj thotë se faturat janë manipuluar.

“Ai ka qenë një manipulim. Bufetë që shërbejnë në kabinetin e Kryeministrit, e shkruajnë veç Schweppes a veç kafe”, ka thënë mes tjerash këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Raportimi i KALLXO.com e ka ‘detyruar’ kabinetin e Pacollit, që të ia ndalojë pjesëtarëve të kabinetit të tij të shërbehen në bufenë e ministrisë.

“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme në periudhën pas 6 muajve unë u kam ndalu edhe këshilltarëve me u shërbye në bufe.”, ka thënë Zyberaj në intervistën dhënë për Jeta në Kosovë.