VIDEO- Kurti: Prioritet do ta kemi trajtimin e ajrit të ndotur

Mandatari për kryeministër Albin Kurti në Kuvend para votimit të Qeverisë së tij ka thënë, se do të jenë qeveri për teknologji informative, si dhe shtoi se prioritet i veçantë do të jetë edhe trajtimi i ajrit të ndotur.

“Të rinjtë tanë janë e ardhmja dhe e tashmja jonë. Qeveria e re do të ofrojnë trajnime të vazhdueshme për mësimdhënës. Do të krijojmë fondin për kredi dhe stimulim për studentët e dalluar”, tha ai.

“Prioritet i veçantë do të jetë trajtimi i ajrit të ndotur, ruajtja e pyjeve nga degradimi dhe investimet për pyllëzim”, shtoi Kurti.

Kurti ka premtuar edhe reforma dhe zhvillim edhe në fusha të tjera, si në arsim, shëndetësi, e drejtësi.

KALLXO.com po e transmeton drejtpërdrejt seancën e sotme të Kuvendit:

Votimi i Qeverisë Kurti

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 3 février 2020