VIDEO - Kurti për takimin në Uashington: Turizëm me paratë e buxhetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në takimin e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbinë, karakteri politik është i pashmangshëm.

Në një konferencë për media, Kurti ka theksuar se pala kosovare nuk ka legjitimitet dhe as integritet për këto bisedime.

Kreu i LVV-së, shtoi se po e përgatisin qeverisjen alternative për rikthimin e tyre.

“U tha që marrëveshja do te jetë vetëm ekonomike, por nuk mund të këtë marrëveshje ekonomike me Serbinë pa qenë politike. Karakteri politik është i pashmangshëm. Këto negociata të paralajmëruar në prezencë të këshilltarit për siguri, e jo të atyre për ekonomi. Nuk ka transparencës. Nuk dihet formati. Pala kosovare s’ka legjitimet, integritet”, tha ai.

Ish-kryeministri Kurti ka kritikuar edhe nisjen e delegacionit të Kosovës për në SHBA, më herët për në takimin e 4 shtatorit.

“Pse shkuan 3 ditë më herët? Ky është një turizëm me buxhet të Kosovës. Ky delegacion nuk ka përvoje në negociata ndërkombëtare, pos negociatave për poste. Thonë se do te flasin për çështje ekonomike, por se kanë ministrin e ekonomisë e as ekspert të ekonomisë”,  tha ai.

Sipas Kurtit, Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje tjera të paimplementueshme.

“Kuvendi është në pushim, sikur në 2015 kur është nënshkruar marrëveshja për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Edhe mbledhjet e kryesisë së degës së çfarëdo partie kanë rend dite, e lëre kjo”, ka thënë Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 3 septembre 2020

Kurse, i dërguari i posaçëm i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell para takimit në Uashington, ka deklaruar se populli kosovar dhe serb meriton normalizim ekonomik.

“Populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të gjallë. Sot jam përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar Dhe unë të ju shtyjë fort. Le ta lëmë anash politikën”, ka shkruar ai.