VIDEO: Kuponët fiskalë nuk jepen as në prani të inspektorëve në Gjilan

 

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamjet e tri aksioneve të inspektoreve të ATK-së në vazhdën e luftimit të evazionit fiskal.

Gjatë këtyre aksioneve, cak i kontrollit ishin tri biznese për të cilat qytetarët kishin raportuar në KALLXO.com se nuk po lëshojnë kuponë fiskal.

Në hyrje të kontrollit te një dyqan në komunën e Gjilanit, në praninë e inspektorëve tatimorë po ndodhte ajo të cilën e kishte raportuar qytetari.

Biznesi bënte shitje pas shitjeje dhe nuk lëshonte asnjë kupon fiskal.

Pas kësaj inspektorët fillojnë kontrollin, biznesit i konstatohen disa parregullsi.

Për të gjitha parregullsitë e konstatuara, inspektorët bëjnë me dije se biznesi do të ndëshkohet.

Javë më parë emisioni Drejtësia në Kosovë, shfaqi pamjet e aksioneve të ATK-së në rajonin e Mitrovicës.

Kontrollin e inspektorëve tatimorë te një restorant dhe disa bizneseve në regjionin e Mitrovicës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.