VIDEO - Kris grushti për tokën në Zonën Industriale

 

Një tokë në dalje të Prishtinës, e cila kaloi nga pronësia publike në pronë private solli probleme mes disa personave.

Madje, në një rast, xhirimet e të cili i ka siguruar “Drejtësia në Kosovë” diskutimet ndërmjet pronarit aktual të tokës dhe pretendimeve që thonë se e kanë fituar rastin në një proces gjyqësor, eskalon në dhunë fizike.

Mospajtimet rreth tokës kalojnë në përleshje fizike.

Aktualisht, një qytetar malazez posedon një parcelë të tokës në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Millosh Zhivkoviq, thotë se toka është e tij pasi atë e trashëgoi nga prindërit e babait.

Ndiqeni të plotë emisionin “Drejtësia në Kosovë” ku edhe shihen pamjet e përleshjes fizike të personave të përfshirë në rast.